Prapaskenat nga Haga: Zbulohet pse Endrit Thaçi nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë Gazetari Çlirimtar Morina nga T7,…
Prapaskenat nga Haga: Zbulohet pse Endrit Thaçi nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë
Gazetari Çlirimtar Morina nga T7, i cili ka ndjekur nga afër seancat në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ka ndarë detaje rreth mungesës së Endrit Thaçit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në emisionin “Kosova Live”, Morina ka deklaruar se mosprania e Endrit Thaçit ka qenë kërkesë e drejtpërdrejtë e vetë ish-presidentit Hashim Thaçi, për shkak të mënyrës së zhvillimit të procesit dhe gjuhës së përdorur nga prokuroria.
Sipas tij, Thaçi ka kërkuar nga familjarët – bashkëshortja dhe djali i tij – që të mos marrin pjesë në asnjë seancë, për shkak të asaj që ai e konsideron gjuhë absurde dhe akuza të pabazuara nga ana e prokurorisë.
Morina ka shtuar gjithashtu se gjatë seancave, Thaçi në disa raste ka shmangur dëgjimin e prokurorëve, duke ndalur pajisjen e përkthimit për të mos dëgjuar argumentet e tyre.
— Dragash Info