Botë

Thirrje për Aplikim – Skema Young Cell, Raundi XVI 🎓 Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë…

20.02.2026. 1 min čitanja

Thirrje për Aplikim – Skema Young Cell, Raundi XVI

🎓 Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Zyra e Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës njoftojnë hapjen e konkursit për Raundin XVI të Young Cell Scheme, program i BE-së për bursa post-diplomike për qytetarët e Kosovës.

Ky program implementohet nga Universiteti Aristotel i Selanikut dhe Instituti Kombëtar për Shërbime Publike (INSP), dhe pranon aplikime deri më 9 mars 2026, ora 17:00.

Kandidatët e suksesshëm do të kenë mundësinë të ndjekin studime Master në një shtet anëtar të BE-së, me 37 bursa të plota në dispozicion. Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, komuniteteve të ndryshme dhe gratë inkurajohen fuqishëm të aplikojnë.

Formulari i aplikimit dhe dokumentacioni i nevojshëm do t’u dërgohen me email aplikantëve që regjistrohen në: ycskosovo.org deri më 9 mars 2026.

🇪🇺 Aplikoni tani dhe filloni rrugëtimin tuaj post-diplomik: https://www.ycskosovo.org

— Dragash Info

Original Facebook objava