Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, merr pjesë në iftar me besimtarë nga mbarë trojet shqiptare Kryetari i Komunë…
Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, merr pjesë në iftar me besimtarë nga mbarë trojet shqiptare
Kryetari i Komunës së Dragash, Bexhet Xheladini, ka marrë pjesë sonte në një iftar të organizuar me qindra besimtarë nga mbarë trojet shqiptare.
Me këtë rast, ai ka falënderuar përzemërsisht Shefqet Kraqniqi për ftesën dhe mikpritjen e ngrohtë, duke e cilësuar organizimin si një moment të veçantë bashkimi dhe solidariteti gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Si Kryetar i Dragashit, e vlerësoj këtë ftesë si një shenjë respekti dhe vlerësimi për të gjithë qytetarët tanë”, është shprehur Xheladini.
Pjesëmarrja në këtë iftar u konsiderua si një dëshmi e forcimit të lidhjeve shpirtërore, kulturore dhe shoqërore ndërmjet besimtarëve dhe institucioneve lokale.
— Dragash Info



