Botë

100 pako ushqimore për familjet në nevojë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit Në kuadër të aktiviteteve humanitare gj…

21.02.2026. 1 min čitanja

100 pako ushqimore për familjet në nevojë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit

Në kuadër të aktiviteteve humanitare gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, Meka Halal Food, me pronar Burim Piraj, ka dhuruar 100 pako me produkte ushqimore për Shoqata Humanitare Bereqeti – dega në Dragash.

Këto pako do të shpërndahen tek familjet në nevojë, duke sjellë lehtësim dhe gëzim në këtë muaj të shenjtë, në frymën e solidaritetit dhe ndihmës së ndërsjellë.

Gjeste të tilla humanitare janë dëshmi e përkujdesjes dhe përgjegjësisë shoqërore, veçanërisht gjatë Ramazanit, kur vlera e ndarjes dhe bamirësisë merr kuptim të veçantë.

Respekt dhe mirënjohje për këtë kontribut bamirës, që sjell shpresë dhe mbështetje për familjet që kanë më së shumti nevojë.

— Dragash Info

Original Facebook objava