Kosova do të kontribuojë në misionin ndërkombëtar të stabilizimit të Gazës Republika e Kosovës është zotuar të marrë…
Kosova do të kontribuojë në misionin ndërkombëtar të stabilizimit të Gazës
Republika e Kosovës është zotuar të marrë pjesë në një mision ndërkombëtar që synon sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Rripin e Gazës, ku konfliktet e fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe krizë humanitare.
Në një takim të organizuar nga administrata e Shteteve të Bashkuara dhe i quajtur “Board of Peace”, disa vende të botës kanë njoftuar planin për krijimin e një Forcë Ndërkombëtare të Stabilizimit (International Stabilization Force – ISF) për zonat e Gazës.
Sipas komandantit të kësaj force, Gjeneral Majori Jasper Jeffers, Kosova, së bashku me Indonezinë, Marokun, Kazakistanin dhe Shqipërinë, ka premtuar kontribut me trupa për sigurinë dhe fazat e para të stabilizimit në zonë.
Qëllimi i këtij misioni është të ofrojë siguri dhe rend të qëndrueshëm, të ndihmojë në ruajtjen e armëpushimit dhe të mbështesë trajnimin e forcave lokale të rendit, me synimin e arritjes së një paqeje të qëndrueshme për civilët që vuajnë pasojat e konfliktit.
Plani i përgjithshëm parashikon që Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit mund të arrijë deri në rreth 20 000 trupa, me faza të ndryshme të angazhimit dhe ndihmës për rikthimin e stabilitetit në zonë.
Për Kosovën, ky angazhim shënon një hap historik: nga një vend që dikur ka kërkuar mbështetje ndërkombëtare për paqe dhe siguri, sot ajo është bërë pjese aktive e një misioni global për paqe në një nga zonat më të ndjeshme të botës.
— Dragash Info


