Në ambientet e Federatës së Shahut të Kosovës në Prishtinë mbahet Kuvendi i rregullt i punës Sot, në ambientet e Fede…
Në ambientet e Federatës së Shahut të Kosovës në Prishtinë mbahet Kuvendi i rregullt i punës
Sot, në ambientet e Federatës së Shahut të Kosovës në Prishtinë, po mbahet Kuvendi i rregullt i punës, ku po diskutohen çështje me rëndësi për zhvillimin dhe avancimin e sportit të shahut në vend.
Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues të klubeve të shahut nga mbarë Kosova, drejtues të federatës si dhe figura të njohura të këtij sporti. Gjatë punimeve të Kuvendit pritet të shqyrtohen raportet vjetore, aktivitetet e realizuara, si dhe planet dhe objektivat për periudhën e ardhshme.
Në foto shihet drejtori i KSH Sharri, z. Sinan Qafleshi, i cili po merr pjesë aktive në këtë Kuvend.
— Dragash Info