Del nga shtypi libri “Zhuri në regjistrimin e popullsisë austro-hungareze të vitit 1918” Ka dalë nga shtypi libri më…
Del nga shtypi libri “Zhuri në regjistrimin e popullsisë austro-hungareze të vitit 1918”
Ka dalë nga shtypi libri më i ri me titull “Zhuri në regjistrimin e popullsisë austro-hungareze të vitit 1918”, një botim që hedh dritë mbi të dhënat historike të fshatit Zhurë në kuadër të regjistrimit të realizuar nga administrata e Perandoris Austro-Hungareze në vitin 1918.
Autori ka shprehur mirënjohje të veçantë për sponsorin e këtij botimi, kompaninë Vëllëzërit e Bashkuar Sh.p.k., e cila mbështeti financiarisht realizimin dhe shtypjen e librit.
Falënderime të posaçme janë adresuar edhe për dr. Sadik Idrizi, prof. Fatmir Sh. Mehmeti dhe Amir Jakupi, të cilët kanë kontribuar me sugjerime profesionale, korrektura, korrigjime gjuhësore dhe redaktime teknike, duke ndihmuar në përgatitjen përfundimtare të botimit.
Sipas autorit, versioni i shtypur i librit do të shpërndahet si dhuratë, ndërsa versioni elektronik është bërë publik dhe mund të shkarkohet online për të gjithë të interesuarit.
Libri trajton dokumente dhe të dhëna arkivore me rëndësi historike për Zhurin, duke ofruar një pasqyrë të strukturuar mbi përbërjen demografike dhe realitetin e kohës në vitin 1918.
— Dragash Info