Botë

Fëmijët aftësohen në dizajn grafik në Qendrën Rinore AVOKO Në ambientet e Qendrës Rinore AVOKO po zhvillohet një prog…

24.02.2026. 2 min čitanja

Fëmijët aftësohen në dizajn grafik në Qendrën Rinore AVOKO

Në ambientet e Qendrës Rinore AVOKO po zhvillohet një program kreativ që synon aftësimin e fëmijëve në fushën e dizajnit grafik, duke u dhënë atyre mundësinë të krijojnë logo unike dhe të ndërtojnë portfolio personale në mënyrë argëtuese dhe profesionale.

Përmes këtij aktiviteti, pjesëmarrësit mësojnë bazat e krijimit të identitetit vizual – nga zhvillimi i idesë, përzgjedhja e ngjyrave, fonteve dhe formave, deri te realizimi final i një logoje që mban “firmën” e tyre krijuese. Programi fokusohet në nxitjen e imagjinatës dhe shprehjes artistike, duke i udhëhequr fëmijët hap pas hapi drejt ndërtimit të një portfolioje prezantuese.

Përmes projekteve praktike dhe punës së drejtpërdrejtë me mentorë, fëmijët jo vetëm që përvetësojnë njohuri teknike, por edhe fitojnë vetëbesim në aftësitë e tyre kreative.

Prezantimi i punimeve në një portfolio profesionale i ndihmon ata të kuptojnë rëndësinë e organizimit dhe paraqitjes së punës në mënyrë serioze dhe të strukturuar.

Nga Qendra Rinore AVOKO bëhet thirrje për të gjithë të rinjtë që duan të zbulojnë talentin e tyre në dizajn që t’i bashkohen këtij programi dhe të provojnë kënaqësinë e krijimit të diçkaje që mban emrin e tyre.

— Dragash Info

Original Facebook objava