Botë

Vijon aksioni i krasitjes së pemëve në Prizren Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren po vazhdon aksionin e krasit…

24.02.2026. 1 min čitanja

Vijon aksioni i krasitjes së pemëve në Prizren

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren po vazhdon aksionin e krasitjes së pemëve në zona të ndryshme të qytetit, me qëllim përmirësimin e pamjes urbane dhe rritjen e sigurisë në hapësirat publike.

Aktualisht, ekipet janë duke punuar në rrugën Rruga Adem Jashari, ku po realizohet krasitja dhe mirëmbajtja e gjelbërimit për të krijuar një mjedis më të pastër, më të rregullt dhe më estetik për qytetarët.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunes se Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili theksoi se ky aksion është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe rritjen e cilësisë së jetesës në qytet.

Autoritetet komunale bëjnë të ditur se aksioni do të vazhdojë edhe në lagje dhe rrugë të tjera, në kuadër të planit të rregullt të mirëmbajtjes së gjelbërimit.

— Dragash Info

Original Facebook objava