Qytetarët të zhgënjyer me Qeverinë: Subvencionimi i rrymës nuk reflektohet këtë muaj në fatura Qytetarë të shumtë kan…
Qytetarët të zhgënjyer me Qeverinë: Subvencionimi i rrymës nuk reflektohet këtë muaj në fatura
Qytetarë të shumtë kanë shprehur pakënaqësi ndaj Qeverisë, pasi subvencionimi i energjisë elektrike – i premtuar për një periudhë gjashtëmujore – sipas tyre nuk është reflektuar këtë muaj në faturat e rrymës.
Qeveria kishte deklaruar publikisht se do të subvencionojë faturat e energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm gjatë gjithë sezonit dimëror. Nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, më 13 tetor 2025 ishte hapur aplikimi për programin e subvencionimit për familjet në nevojë.
Sipas njoftimit zyrtar të asaj kohe, për familjet që kualifikohen, subvencioni do të paguhej drejtpërdrejt në faturë për periudhën tetor 2025 – mars 2026, duke përfshirë gjashtë muajt e dimrit. Megjithatë, shumë përfitues raportojnë se në faturat e këtij muaji nuk është reflektuar asnjë shumë e subvencionuar, ndonëse presin që skema të vazhdojë sipas zotimeve të dhëna.
“Na është thënë se do të subvencionohemi për gjashtë muaj. Tani kanë kaluar vetëm tre dhe këtë muaj nuk kemi asnjë lehtësim në faturë,” shprehen disa qytetarë, duke e cilësuar situatën si mungesë serioziteti dhe transparence nga ana e institucioneve përgjegjëse.
Qytetarët kërkojnë sqarim zyrtar nga Qeveria e Kosovës lidhur me arsyet e mosreflektimit të subvencionit dhe nëse skema do të vazhdojë deri në përfundim të periudhës së paraparë.
— Dragash Info