Qendrore

Shteti pagoi afro 470 mijë euro paga për 61 punëtorë që nuk kanë shkuar fare në punë

19.06.2026. 1 min čitanja

Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar se gjatë vitit 2025 janë paguar gjithsej 469,885 euro paga për 61 punëtorë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për të cilët nuk janë ofruar dëshmi për vijueshmëri apo angazhim në punë.   Sipas raportit të auditimit, këta punonjës janë të angazhuar në bazë të Marrëveshjes së Brukselit, por nuk janë të sistemuar në pozita të rregullta dhe nuk ushtrojnë aktivitet në kuadër të ministrisë.   Auditori vlerëson se mungesa e evidencave për prezencën dhe angazhimin e tyre në punë i bën këto pagesa të paarsyetuara, duke ndikuar negativisht në transparencë dhe llogaridhënie.   Raporti po ashtu thekson se ministria vazhdon të përballet me vështirësi në sistemimin e këtyre punonjësve në pozita dhe hapësira të përcaktuara pune, për shkak të mungesës së objektivave të qarta të punës dhe angazhimit konkret të tyre.   /Dragash Info/