Lokale

Klubi i Shahut “Sharri” me ankesa ndaj procesit të vlerësimit: Kërkohet shfuqizimi i vendimit dhe qasje në dokumente

16.06.2026. 2 min čitanja

Klubi i Shahut “Sharri”ka paraqitur një ankesë zyrtare për shfuqizimin e vendimit të organit kompetent, duke pretenduar se gjatë procesit administrativ janë kryer shkelje të rënda procedurale.   Sipas ankesës, Komisioni për Ankesa nuk ka ushtruar kompetencën e tij ligjore për kontrollimin e ligjshmërisë së aktit të ankimuar, por është kufizuar në përsëritjen e arsyetimeve të organit të shkallës së parë, pa trajtuar pretendimet thelbësore të paraqitura nga pala ankuese.   Klubi pretendon se, në vend të shqyrtimit të përputhshmërisë së listës së publikuar me dispozitat e Rregullores përkatëse, Komisioni është mbështetur në arsyetime të përgjithshme lidhur me mungesën e mjeteve buxhetore, duke anashkaluar çështjet procedurale të ngritura në ankesë.   Po ashtu, sipas tyre, mosvënia në dispozicion e dokumentacionit relevant administrativ pamundëson verifikimin e ligjshmërisë së procedurës dhe cenon të drejtën për mbrojtje juridike efektive dhe ushtrimin e plotë të mjeteve juridike të garantuara me ligj.   Klubi i Shahut “Sharri”i është drejtuar edhe një herë Kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, duke kërkuar korrigjimin e shkeljeve të pretenduara dhe vënien në dispozicion të dokumenteve të vlerësimit, në përputhje me të drejtën ligjore për qasje në dokumente publike. width= width= width= width= width= width= /Dragash Info/