Qendrore

Elmi Reçica padit Vedat Xhymshitin për fyerje, shpifje dhe kërcënime

10.06.2026. 1 min čitanja

  Ish-deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka njoftuar se ka ushtruar padi ndaj Vedat Xhymshiti, i njohur si “Vudi”, për shkak të pretendimeve për fyerje, shpifje dhe kërcënime të vazhdueshme ndaj tij dhe familjes së tij. Sipas Reçicës, padia është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Divizioni Civil, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, me kërkesë për kompensim material dhe jomaterial për dëmin e pretenduar moral të shkaktuar nga deklaratat publike. Në reagimin e tij publik, Reçica ka deklaruar se ka besim të plotë në institucionet e drejtësisë dhe pret që rasti të trajtohet sipas procedurave ligjore. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Vedat Xhymshiti nuk ka reaguar publikisht lidhur me padinë e ngritur ndaj tij.