Lokale

Ambasadori slloven në Kosovë viziton Komunën e Dragashit, vlerësohet projekti për të drejtat e fëmijëve

09.06.2026. 2 min čitanja

Sot, në Komunën e Dragashit, kryetari i komunës priti në një takim Ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, z. Borut Blaj, i shoqëruar nga përfaqësues të projektit “Të Drejtat tona” nga Instituti për Promovimin e Edukimit (IPEDU) dhe inspektori rajonal i arsimit nga MASHTI.   Gjatë takimit u diskutuan rezultatet dhe rëndësia e projektit “Të Drejtat tona”, i cili synon edukimin e fëmijëve mbi të drejtat e tyre, si dhe promovimin e vlerave demokratike, respektit dhe bashkëjetesës. Ambasadori u informua gjithashtu për punën, sfidat dhe zhvillimet në qeverisjen lokale të Komunës së Dragashit.   Pas takimit, në sallën e Kuvendit Komunal u mbajt ceremonia e ndarjes së certifikatave për mësimdhënësit dhe trajnerët që kanë përfunduar me sukses trajnimet në kuadër të këtij projekti. Rreth 90 mësimdhënës nga komunitete të ndryshme janë trajnuar dhe do të kontribuojnë në edukimin e gjeneratave të reja për të drejtat e njeriut dhe qytetarinë demokratike.   Komuna e Dragashit u vlerësua si një mjedis shumëetnik ku bashkëjetesa dhe bashkëpunimi mes komuniteteve përbëjnë një vlerë të rëndësishme, duke u konsideruar shembull i respektit dhe harmonisë ndërkulturore.   Në fund, kryetari i Komunës së Dragashit shprehu mirënjohje për Ambasadën e Sllovenisë dhe IPEDU për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe për mësimdhënësit e certifikuar për kontributin e tyre në avancimin e arsimit dhe forcimin e vlerave shoqërore. width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= /Dragash Info/