Lokale

Xheladini merr pjesë në hapjen e programit Zvicër–Kosovë 2026–2029

27.04.2026. 2 min čitanja

Xheladini merr pjesë në hapjen e programit Zvicër–Kosovë 2026–2029, diskuton me ambasadorin Sprecher për bashkëpunimin dhe çështje aktuale width= width= Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka marrë pjesë sot në eventin e organizuar nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë për hapjen zyrtare të programit të bashkëpunimit Zvicër–Kosovë për periudhën 2026–2029. Me këtë rast, kryetari Xheladini është takuar me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, me të cilin ka zhvilluar një bisedë miqësore dhe konstruktive. Ai e ka ftuar ambasadorin për një vizitë zyrtare në Komunën e Dragashit, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për zhvillimin lokal. Gjatë takimit, Xheladini ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke vlerësuar veçanërisht kontributin ndaj mërgatës shqiptare dhe projekteve zhvillimore në vend. Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për vonesën e alokimit të Grantit të Performancës për vitin 2024 nga ana e Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), çështje e cila mbetet me rëndësi për funksionimin dhe projektet e komunave. Ndihma e Zvicrës për Kosovën, që nga vitet ’90, vazhdon të konsiderohet jetike për zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit. — Dragash Info