Fitore spektakolare e Opojës në derbin ndaj Anadrinit, 4–3 në Rahovec
Fitore spektakolare e Opojës në derbin ndaj Anadrinit, 4–3 në Rahovec
KF Opoja ka marrë një fitore të madhe në derbin e javës, duke mposhtur KF Anadrinin me rezultat 4–3 në një ndeshje plot emocione të zhvilluar në Rahovec. Takimi, i cili u paralajmërua si një përballje e fortë, dhuroi spektakël dhe gola, ndërsa djemtë e Opojës treguan karakter të lartë duke u kthyer në shtëpi me tri pikë shumë të rëndësishme. Golashënuesit për Opojën ishin: ’10 Fitim Sinani ’25 Yzer Hajdari ’46 Erdi Trupaj ’77 Fitim Sinani Fitim Sinani ishte protagonisti i ndeshjes me dy gola, duke udhëhequr ekipin drejt kësaj fitoreje të madhe në transfertë. Kjo fitore në derbi konfirmon formën e mirë të Opojës dhe rrit besimin për vazhdimin e kampionatit. Forca OPOJA! 💚🤍💪 — Dragash Info