Lokale

Zhvillohet me sukses Faza II e Olimpiadës së Gjuhës Shqipe për klasat e 9-ta në Dragash

25.04.2026. 2 min čitanja

Zhvillohet me sukses Faza II e Olimpiadës së Gjuhës Shqipe për klasat e 9-ta në Dragash width= width= Në ambientet e Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” në Dragash, sot është zhvilluar Faza e dytë e Olimpiadës së Përbashkët të Gjuhës Shqipe (Kosovë–Shqipëri) për nxënësit e klasave të nënta në nivel komunal. Ky aktivitet arsimor, që synon promovimin e njohurive dhe dashurisë për gjuhën shqipe, është organizuar në mënyrë të rregullt dhe profesionale, duke përfunduar me sukses. Në këtë fazë kanë marrë pjesë nxënësit më të dalluar nga shkollat e komunës, të cilët kanë treguar nivel të lartë përgatitjeje dhe përkushtimi në fushën e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Nxënësit që kanë arritur rezultatet më të mira do të përfaqësojnë Komunën e Dragashit në nivel shtetëror, në kuadër të kësaj olimpiade të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ky aktivitet vlerësohet si një hap i rëndësishëm në nxitjen e ekselencës dhe afirmimin e talentëve të rinj në arsimin shqip. — Dragash Info