Lokale

TAKIM ME DR. XHEVAT HASANIN NË BRESANË

25.04.2026. 1 min čitanja

TAKIM ME DR. XHEVAT HASANIN NË BRESANË width= Në Bresanë të komunës së Dragashit do të mbahet një takim i hapur me Dr. Xhevat Hasanin, i cili pritet të zgjojë interesim te qytetarët, studiuesit dhe të gjithë të interesuarit për çështje historike dhe kombëtare. Takimi do të zhvillohet më 29 prill 2026 (e mërkurë), në Shtëpinë e Kulturës “Alajdin Xhezairi”, duke filluar nga ora 18:00 deri në 19:00. Programi i aktivitetit është i ndarë në dy pjesë: 18:00 – 18:30 Ligjëratë për Sanxhakun 18:30 – 19:00 Sqarime rreth librit “S’ka dhe s’mund të ketë komb kosovar” Organizatorët bëjnë të ditur se të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur, ndërsa aktiviteti synon të hapë një dialog të lirë mbi çështje historike, identitare dhe zhvillime shoqërore. Ky takim vlerësohet si një mundësi për diskutim të drejtpërdrejtë dhe shkëmbim mendimesh mbi temat e trajtuara nga autori. Një takim – një dialog për të vërtetën dhe të ardhmen. — Dragash Info