Qendrore

Lendrit Iljazi emërohet Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë

25.04.2026. 1 min čitanja

Lendrit Iljazi emërohet Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë   Lendrit Iljazi, nga fshati Zgatar i Opojës në komunën e Dragashit, është emëruar Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë. Iljazi pritet të ketë rol qendror në administrimin dhe koordinimin e politikave strategjike të ministrisë, në një periudhë kur ky institucion është i fokusuar në zhvillimin e infrastrukturës sportive dhe përgatitjet për projekte me rëndësi ndërkombëtare. Një nga angazhimet kryesore të tij do të jetë edhe përfshirja institucionale në organizimin e “Lojërave Mesdhetare Kosova 2030”, që konsiderohet ndër projektet më të mëdha sportive që ka pritur ndonjëherë vendi. Me këtë emërim, Iljazi merr përgjegjësi të rëndësishme në nivel ekzekutiv, në një proces që lidhet drejtpërdrejt me zhvillimin e sektorit të sportit dhe rinisë në Kosovë. — Dragash Info