Qendrore

ILIR GASHI: PROPOZIMI PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT MBI NUMRIN E KANDIDATËVE NUK ËSHTË NË KOMPETENCË TË KQZ-së

24.04.2026. 2 min čitanja

ILIR GASHI: PROPOZIMI PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT MBI NUMRIN E KANDIDATËVE NUK ËSHTË NË KOMPETENCË TË KQZ-së   Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga PDK-ja, Ilir Gashi, ka reaguar lidhur me dokumentin e dërguar sot në Kuvendin e Kosovës nga Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili buron nga konkluzionet e punëtorisë për mësimet e nxjerra nga procesi zgjedhor. Sipas Gashit, prioritet i KQZ-së, i përfshirë edhe në planin e punës për vitin 2026, mbetet projekti për skanimin dhe leximin biometrik të fletëvotimeve, si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e integritetit të procesit zgjedhor. Ai ka bërë të ditur se nuk e ka mbështetur propozimin për ndryshimin e ligjit lidhur me numrin e kandidatëve që duhet të votohen në fletëvotim, duke theksuar se kjo çështje nuk është në kompetencë të KQZ-së, por i takon nivelit ligjor dhe politik. “Administrimi i procesit zgjedhor nuk mund të kufizohet vetëm në numrin e kandidatëve, por përfshin një sërë çështjesh problematike, ku kjo nuk do të duhej të ishte temë kryesore,” ka theksuar Gashi. Ai ka shtuar se problemet në procesin zgjedhor nuk lidhen me mënyrën e votimit, por me menaxhimin dhe administrimin e tij nga institucionet përgjegjëse. — Dragash Info