Qendrore

Bordi i ZRRE-së mban Seancën e III-të për vitin 2026, miraton dokumente kyçe për sektorin e energjisë

22.04.2026. 2 min čitanja

Bordi i ZRRE-së mban Seancën e III-të për vitin 2026, miraton dokumente kyçe për sektorin e energjisë   Bordi i Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur sot, më 22 prill 2026, seancën e tretë për këtë vit, ku janë miratuar një sërë dokumentesh me rëndësi për funksionimin dhe zhvillimin e sektorit energjetik në vend. Në këtë mbledhje janë aprovuar dokumente strategjike dhe rregullative, përfshirë Bilancin e Energjisë Elektrike për vitin 2026, rregullat për kompensimin financiar sipas skemave mbështetëse, si dhe rregullat për Garancitë e Origjinës. Po ashtu, Bordi ka dhënë dritën jeshile për Planin Pesë-vjeçar dhe Planin Dhjetë-vjeçar për zhvillimin e rrjetit të transmetimit për periudhat 2026–2030 dhe 2026–2035. Një tjetër dokument i rëndësishëm i miratuar është edhe Raporti i Vlerësimit të Konkurrencës në sektorin e energjisë për vitet 2024–2025. Në këtë seancë është shqyrtuar edhe amendamentimi i rregullave të tregut, si dhe përgjigjet ndaj komenteve në raportin e monitorimit të HC Ujmani. Bordi ka trajtuar edhe çështjen e furnizimit me energji për qytetarët, duke shqyrtuar propozimin për vendosjen e obligimit të shërbimit publik për furnizim universal. Ky obligim i është caktuar kompanisë KESCO për një periudhë dyvjeçare, deri më 31 mars 2026. Në kuadër të zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme, është aprovuar autorizimi për kompaninë LE KOSOVO RENEWABLE ENERGY JSC, si dhe janë miratuar 53 kërkesa për vetë-konsum – 38 nga persona fizikë dhe 15 nga subjekte juridike, me një kapacitet total prej 2 MW. Gjatë kësaj seance, Bordi ka shqyrtuar edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e institucionit. Të gjitha vendimet e marra pritet të publikohen në faqen zyrtare të ZRRE-së. — Dragash Info