OVL e UÇK-së: Hilmi Haradinaj me djemtë i bëri ballë me guxim rrethimit të trefishtë
OVL e UÇK-së: Hilmi Haradinaj me djemtë i bëri ballë me guxim rrethimit të trefishtë
OVL e UÇK-së, së bashku me kategoritë e dala nga lufta, kanë organizuar sot homazhe në përvjetorin e 28-të të Epopesë së Dukagjinit, në nderim të një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së afërt të Kosovas. Me këtë rast, u vendosën kurora lulesh në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit të Zonës Operative të Dukagjinit, duke përkujtuar me respekt të rënët e kësaj dite: Gazmend Mehmetaj, Agron Mehmetaj dhe Himë Haradinaj. Ngjarjet e 24 marsit 1998 mbeten të gdhendura në kujtesën kolektive. Në atë ditë, Hilmi Haradinaj, së bashku me djemtë dhe bashkëfshatarët, i bëri ballë me guxim një rrethimi të trefishtë nga forcat jugosllave. Qëndresa e tyre heroike konsiderohet një dëshmi e fuqishme e vendosmërisë për liri, dinjitet dhe mbrojtje të atdheut. Po ashtu, kjo datë lidhet edhe me një moment kyç të historisë moderne të vendit. Më 24 mars 1999, NATO ndërhyri për t’i dhënë fund një padrejtësie të madhe ndaj popullit të Kosovës, një akt që kujtohet me mirënjohje si hap vendimtar drejt çlirimit. Përmes këtyre aktiviteteve përkujtimore, u ritheksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të sakrificës së atyre që dhanë jetën për liri. — Dragash Info