Lokale

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohen 2 kg heroinë, armë e municion – tre persona në paraburgim

24.03.2026. 2 min čitanja

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohen 2 kg heroinë, armë e municion – tre persona në paraburgim width= Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje për një aksion të gjerë kundër një grupi të dyshuar për trafikim të narkotikëve dhe armëve në Suharekë, ku tre persona janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim. Sipas njoftimit zyrtar, të pandehurit kanë vepruar në bashkëkryerje dhe si pjesë e një grupi të organizuar, duke u marrë me shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të substancave narkotike të llojit heroinë. Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 2 kilogramë heroinë, e dyshuar për treg ilegal. Në kuadër të kontrolleve të zhvilluara në disa lokacione, autoritetet kanë sekuestruar edhe armë dhe municion, përfshirë katër pistoleta, një pushkë gjuetie, dy karikatorë dhe rreth 544 fishekë të kalibrave të ndryshëm, të cilat mbaheshin në kundërshtim me ligjin. Gjithashtu, janë konfiskuar para të gatshme, telefona mobilë dhe dy automjete luksoze të tipit Mercedes GLE dhe Land Rover, të cilat dyshohet se janë përdorur për takime dhe shkëmbim të substancave narkotike, si dhe prova të tjera materiale që lidhen me aktivitetin kriminal. Prokuroria ka inicuar procedurë penale ndaj tre të pandehurve me inicialet R.B., A.R. dhe B.B., për veprat penale që lidhen me narkotikë dhe mbajtje të paautorizuar të armëve, në përputhje me Kodin Penal të Kosova. Të njëjtit ndodhen në ndalim 48-orësh, ndërsa është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit. “Prokuroria Themelore në Prizren mbetet e përkushtuar në luftën kundër kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit,” thuhet në njoftim. — Dragash Info