Shoqëria Kulturore Artistike “Hareja” themelohet në Opojë
Shoqëria Kulturore Artistike “Hareja” themelohet në Opojë
Opojë, 24 mars – Një nismë e re në fushën e kulturës dhe artit ka marrë jetë në trevën e Opojës, me themelimin e Shoqërisë Kulturore Artistike “Hareja”. Në mbledhjen themeluese, e cila u mbajt me pjesëmarrjen dhe përkrahjen e të rinjve dhe dashamirëve të kulturës, kryetar i kësaj shoqërie u zgjodh Senat Trupaj. Kjo shoqëri synon të ruajë dhe promovojë vlerat kulturore, traditat dhe shpirtin artistik të Opojës, duke krijuar hapësira të reja për angazhimin e të rinjve në aktivitete artistike dhe kulturore. SHKA “Hareja” pritet të organizojë aktivitete të ndryshme në fushën e artit, muzikës dhe trashëgimisë kulturore, si dhe të përfaqësojë denjësisht Opojën në ngjarje të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Themelimi i kësaj shoqërie po vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të jetës kulturore në këtë trevë dhe ruajtjes së identitetit lokal.
— Dragash Info