SIMBOLI I LIRISË: Në Shajnë ndërtohet përmendorja për dëshmorët Fetah Sylejmani dhe Fisnik Ibrahimi
SIMBOLI I LIRISË: Në Shajnë ndërtohet përmendorja për dëshmorët Fetah Sylejmani dhe Fisnik Ibrahimi
Në fshatin Shajnë të komunës së Dragashit po vazhdojnë punimet për ndërtimin e përmendores në nder të dëshmorëve Fetah Sylejmani dhe Fisnik Ibrahimi. Kjo nismë, e realizuar me përkrahjen e bashkëfshatarëve dhe mërgimtarëve, po konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme që i ka munguar fshatit ndër vite — një simbol i qëndrueshëm i lirisë dhe sakrificës. Përmendorja do të shërbejë si kujtesë e përhershme për kontributin dhe flijimin e dëshmorëve, duke përcjellë te brezat e rinj vlerat e lirisë dhe atdhedashurisë. Ndërtimi i saj po realizohet përmes një aksioni të përbashkët, ku qytetarët po kontribuojnë financiarisht për ta bërë realitet këtë projekt me rëndësi të veçantë për komunitetin. — Dragash Info