Lokale

I jepet lamtumira e fundit luftëtarit të Koshares, Afrim Sinani

23.03.2026. 1 min čitanja

I jepet lamtumira e fundit luftëtarit të Koshares, Afrim Sinani width= width= Në fshatin Zapllugje të Opojës, në komunën e Dragashit, sot iu dha lamtumira e fundit luftëtarit të Betejës së Koshares, Afrim Sinani. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues institucionalë e fetarë, si dhe një numër i madh qytetarësh, të cilët nderuan jetën dhe veprën e të ndjerit. Afrim Sinani, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërroi jetë papritmas në moshën 46-vjeçare, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij. Ai do të kujtohet për kontributin e tij në luftën për liri dhe përkushtimin ndaj atdheut. — Dragash Info