Qendrore

Nis aplikimi për dokumente personale të Kosovës për serbët në vend

23.03.2026. 2 min čitanja

Nis aplikimi për dokumente personale të Kosovës për serbët në vend Ka nisur procesi i aplikimit për pajisje me dokumente personale të Republikës së Kosovës për qytetarët serbë që jetojnë ose punojnë në Kosovë dhe që deri më tani nuk kanë pasur dokumentacion kosovar. Sipas njoftimeve zyrtare, këta qytetarë do të mund të aplikojnë duke përdorur dokumente të lëshuara nga autoritetet serbe, si letërnjoftime, certifikata të lindjes, martesës dhe vdekjes. Kryetarët e komunave me shumicë serbe, së bashku me ekipet e tyre, pritet të angazhohen që procesi të zhvillohet pa pengesa, me synimin që deri më 16 qershor të gjithë qytetarët e interesuar të realizojnë këtë të drejtë. Ndërkohë, për personat që punojnë në institucionet shëndetësore dhe arsimore në Kosovë, por që nuk jetojnë në vend, është paraparë një procedurë e veçantë. Ata do të dorëzojnë të dhënat përmes institucioneve përkatëse dhe do të pajisen me leje qëndrimi 12-mujore, me mundësi vazhdimi. E njëjta procedurë vlen edhe për studentët që ndjekin studimet në institucionet në gjuhën serbe në Kosovë, por që nuk janë banorë të përhershëm. Lidhur me këtë proces, ambasadori në largim i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, kishte vlerësuar më herët se kjo iniciativë mund të konsiderohet si një hap i rëndësishëm në raportet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, duke theksuar se sfida kryesore mbetet zbatimi në praktikë. — Dragash Info