Lokale

Ndahet nga jeta Afrim Sinani, veterani i UÇK-së nga Zaplluxha e Dragashit

22.03.2026. 1 min čitanja

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së nga Zaplluxha e Dragashit

Me dhimbje të thellë është pranuar lajmi për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Afrim Sinani, nga fshati Zaplluxhe, komuna e Dragashit. I ndjeri ishte pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani” në Koshare, ku kontribuoi në luftën për liri nën komandën e komandantit Fadil Hadergjonaj. Afrim Sinani do të kujtohet gjithmonë si një luftëtar i devotshëm dhe shok i respektuar nga bashkëluftëtarët e tij. Për kohën e varrimit, familja dhe të afërmit do të njoftojnë më vonë. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, shoku Afrim. Zoti të mëshiroftë! — Dragash Infowidth=