Qendrore

ARMË DHE PAJISJE USHTARAKE ZBULOHEN NË ZUBIN POTOK

22.03.2026. 1 min čitanja

ARMË DHE PAJISJE USHTARAKE ZBULOHEN NË ZUBIN POTOK   Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar armë dhe pajisje të ndryshme ushtarake gjatë një kontrolli në një shtëpi të pabanuar në fshatin Varagë, në Zubin Potok.   Sipas njoftimit zyrtar, gjatë patrullimit në këtë zonë është zbuluar një armë e tipit AK-47, së bashku me pesë karikatorë të mbushur me gjithsej 68 fishekë. Në të njëjtin lokacion janë gjetur edhe dy uniforma të kamufluara si dhe pajisje për pastrimin e armëve.   Po ashtu, në vendngjarje është hasur edhe një granatë dore, e cila është larguar në mënyrë të sigurt nga njësiti për deminim (EOD).   Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.   — Dragash Info