REAGIM PUBLIK | Kritika ndaj ambasadorit gjerman për qëndrimet mbi Gjykatën Speciale
REAGIM PUBLIK | Kritika ndaj ambasadorit gjerman për qëndrimet mbi Gjykatën Speciale Një reagim i ashpër është bërë publik nga analisti Adil Behramaj, i cili ka kritikuar ambasadorin e Gjermanisë për qasjen ndaj çështjes së Gjykatës Speciale dhe luftës çlirimtare në Kosovë. Sipas Behramajt, ambasadori gjerman para se të merrte detyrën në Kosovë, do të duhej të ishte i vetëdijshëm se populli i Kosovës ka luftuar kundër padrejtësisë dhe nuk e pranon atë as sot. Ai thekson se krijimi i Gjykatës Speciale është bërë mbi bazën e besimit që Kosova i ka dhënë bashkësisë ndërkombëtare, por sipas tij, ky besim tashmë është humbur dhe tradhtuar. “Gjykata Speciale është shndërruar në një gjykatë turpi”, ka deklaruar ai, duke shtuar se drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi ndikime politike apo agjenda të fshehura. Në reagimin e tij, Behramaj nënvizon se çdo vendim që cenon luftën çlirimtare dhe tenton të rishkruajë historinë, nuk mund të pranohet nga qytetarët e Kosovës. Ai përfundon mesazhin me thirrjen për drejtësi të vërtetë, të bazuar në fakte dhe jo në interesa të tjera. — Dragash Info