Rreth 120 mijë besimtarë falin namazin e Fitër Bajramit në Sheshi Skënderbej, pamje që bëjnë jehonë ndërkombëtare
Rreth 120 mijë besimtarë falin namazin e Fitër Bajramit në Sheshi Skënderbej, pamje që bëjnë jehonë ndërkombëtare
Rreth 120 mijë besimtarë myslimanë në Shqipëri kanë falur namazin e festës së Fitër Bajrami në një atmosferë të qetë dhe festive. Në kryeqytetin Tiranë, mijëra qytetarë u mblodhën në Sheshi Skënderbej, ku u organizua falja qendrore e Bajramit. Pamje mbresëlënëse nga lart, të realizuara me dron, janë shpërndarë edhe nga Reuters, duke tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe opinionit publik. Tubimi i madh i besimtarëve dhe organizimi i rregullt i ceremonisë u vlerësuan si një dëshmi e unitetit dhe harmonisë në vend. — Dragash Info