KF “Opoja” pret KF “Xërxa”në një përballje vendimtare në Dragash
KF Opoja pret KF Xërxën në një përballje vendimtare në Dragash Të dielën, më 22 mars 2026, në stadiumin e qytetit në Dragash do të zhvillohet ndeshja e radhës mes KF Opoja dhe KF Xërxa, me fillim nga ora 14:00. Skuadra vendase hyn në këtë takim me synime të qarta për fitore, pas barazimit pa gola në përballjen e kaluar ndërmjet këtyre dy ekipeve. Duke luajtur në shtëpi dhe me mbështetjen e tifozëve, KF Opoja kërkon të sigurojë tre pikë të plota. Nga ana tjetër, pritet një kundërshtar i fortë, që do ta bëjë ndeshjen edhe më interesante për tifozët e futbollit. Klubi ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve, për të përkrahur skuadrën në këtë ndeshje të rëndësishme. — Dragash Info