Qendrore

Albin Kurti i kërkon autorizim Vjosa Osmanit për Donika Gërvallën

19.03.2026. 2 min čitanja

Albin Kurti i kërkon autorizim Vjosa Osmanit për Donika Gërvallën Në mbledhjen e kësaj të enjteje të Qeverisë së Kosova, kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani dhënien e një autorizimi formal për ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, me qëllim nënshkrimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare. Bëhet fjalë për një procedurë shtetërore që lidhet me marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale mes Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës. Gjatë prezantimit të propozim-vendimit, Kurti theksoi se Qeveria po i rekomandon presidentes që t’i japë autorizimin zëvendëskryeministres dhe ministres së Drejtësisë për të finalizuar këtë marrëveshje. “Sot para jush paraqesim për miratim propozimin e Ministrisë së Drejtësisë që Qeveria t’i rekomandojë presidentes dhënien e autorizimit për nënshkrimin e marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale me Qeverinë e Mbretërisë së Belgjikës”, deklaroi Kurti. Kërkesën e detajuar e paraqiti ministrja Donika Gërvalla, e cila pas përfundimit të procedurave pritet të pajiset me autorizimin zyrtar për nënshkrimin e marrëveshjes. Ky zhvillim vjen në një kohë të tensionuar politike ndërmjet presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti, si dhe raportit të ndryshuar të Gërvallës me presidenten. Dikur aleate e afërt e Osmanit, Gërvalla tashmë është rreshtuar krah kryeministrit. Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani pritet të përfundojë mandatin e saj më 5 prill, teksa raportet politike në krye të shtetit mbeten të tendosura. — Dragash Info