Lokale

Aksident fatal në Prizren: Humb jetën një motociklist 29-vjeçar

19.03.2026. 2 min čitanja

Aksident fatal në Prizren: Humb jetën një motociklist 29-vjeçar Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot, më 19 mars 2026, rreth orës 12:10, në rrugën “Transiti i vjetër” në Prizren. Sipas informacioneve fillestare, në aksident janë përfshirë një motocikletë, një kamion dhe një veturë. Dyshohet se drejtuesi i motocikletës, duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, fillimisht ka goditur lehtë veturën, ndërsa më pas është përplasur nga prapa në kamion. Si pasojë e përplasjes, motociklisti, i identifikuar me inicialet E.A., rreth 29 vjeç, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipet mjekësore që kanë dalë menjëherë në vendin e aksidentit. Njësitet policore kanë ndërhyrë menjëherë, duke siguruar zonën dhe duke kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik janë në vazhdim. — Dragash Info