Ambientet e shkollës në Bresanë marrin ngjyra kreativiteti dhe frymëzim
Ambientet e shkollës në Bresanë marrin ngjyra kreativiteti dhe frymëzim Ambientet e SHFMU ”28 Nëntori” në Bresanë janë shndërruar së fundmi në një hapësirë plot ngjyra, kreativitet dhe frymëzim, falë angazhimit të nxënësve dhe stafit arsimor. Nën udhëheqjen e arsimtares së Artit Figurativ, Alma Salihi, nxënësit kanë zbukuruar korridoret e shkollës me punimet e tyre artistike, duke sjellë një atmosferë të veçantë dhe motivuese për të gjithë komunitetin shkollor. Çdo vizatim pasqyron talentin, përkushtimin dhe imagjinatën e pasur të nxënësve. Në realizimin e këtij projekti kanë dhënë kontribut edhe punëtorët teknikë të shkollës, të cilët kanë ndihmuar në vendosjen dhe organizimin estetik të punimeve, duke e bërë ambientin edhe më tërheqës. Ky bashkëpunim i suksesshëm mes nxënësve, mësimdhënësve dhe stafit mbështetës konsiderohet një shembull i shkëlqyer i punës në ekip dhe dashurisë për artin, duke krijuar një mjedis më të ngrohtë dhe inspirues për mësim. — Dragash Info