Sport

KBF Bashkimi shpallet kampione e Ligës Unike të Femrave 2026 🏆

18.03.2026. 1 min čitanja

KBF Bashkimi shpallet kampione e Ligës Unike të Femrave 2026 🏆width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= width= Në një atmosferë festive dhe plot emocione, është zhvilluar ceremonia e shpalljes së fituesit të Ligës Unike të Femrave për vitin 2026, ku triumfuese u shpall skuadra e KBF Bashkimi. Vashat nga Prizreni treguan performancë të jashtëzakonshme gjatë gjithë sezonit, duke dominuar në parket dhe duke dëshmuar cilësi, përkushtim dhe shpirt garues deri në fund të garës. Ceremonia u shoqërua me momente gëzimi dhe krenarie për ekipin fitues, stafin dhe tifozët, të cilët festuan këtë sukses të rëndësishëm në basketbollin e femrave. Ky triumf për KBF Bashkimin konsiderohet si një tjetër dëshmi e rritjes dhe zhvillimit të basketbollit të femrave në Kosovë. #KosovaBasketball 🏀 #FBKKOSOVA #KosovaWomenBasketball — Dragash Info