Lokale

34-vjeçari humb jetën në aksident, ndalohet ngasësi i veturës

18.03.2026. 2 min čitanja

34-vjeçari humb jetën në aksident, ndalohet ngasësi i veturës Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prizren, ku një person 34-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 19:10 viktima me inicialet I.O. dyshohet se është goditur nga një veturë në rrugën “Wesley Clark”. Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, por fatkeqësisht ka arritur pa shenja jete. Policia Rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se vetura me targa vendore dyshohet të jetë drejtuar nga një person me inicialet D.D., rreth 24 vjeç. Njësitet policore dhe hetuesit e aksidenteve të trafikut kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është kryer këqyrja dhe janë mbledhur provat fillestare. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, ndërsa hetimet po vazhdojnë në koordinim me organet kompetente. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende në fazë hetimi. — Dragash Info