Kthesë në sagën e një milionëshit – Apeli i çon në paraburgim tre të dyshuarit
Kthesë në sagën e një milionëshit – Apeli i çon në paraburgim tre të dyshuarit Një zhvillim i ri ka ndodhur në rastin e bujshëm të kapjes së një milion eurove në pikën kufitare në Merdarë, ku tre shtetas të Shqipërisë, në mesin e tyre edhe një oficer i policisë, janë dërguar në paraburgim. Vendimi është marrë nga një trup gjykues i Departamentit Special të Gjykata e Apelit, i cili ka ndryshuar vendimin e mëhershëm të Gjykata Themelore në Prishtinë, që i kishte lënë të lirë të dyshuarit. Sipas raportimeve të Paparaci, të dyshuarit Aurel Kaziu, Ardit Laska dhe Edmir Ahmagjokaj tashmë do të qëndrojnë në paraburgim, ndërsa hetimet për rastin pritet të vazhdojnë. Ky rast kishte tërhequr vëmendje të madhe publike muajin e kaluar, pasi të dyshuarit u kapën me një shumë të konsiderueshme parash të gatshme, duke ngritur dyshime për aktivitete të paligjshme. — Dragash Info