Qendrore

Gruda për Presidentin: VV ka rënë pre e standardit të ndërtuar vet, tallje me proceset politike

18.03.2026. 2 min čitanja

Gruda për Presidentin: VV ka rënë pre e standardit të ndërtuar vet, tallje me proceset politike Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me fokus procesin për zgjedhjen e Presidentit. Në një paraqitje në Klan Kosova, Gruda ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka rënë pre e standardeve që, sipas tij, i ka ndërtuar vetë ndër vite. “Unë mendoj që ajo që ka ndodhur është se Vetëvendosja ka rënë pre e një standardi që e ka ndërtuar vet, standardi të mbrapsht, për t’u tallur me proceset politike dhe mos me marrë seriozisht asnjë proces, në këtë rast procesin e dialogut politik për ta zgjedhur Presidentin e ri”, është shprehur Gruda. Ai shtoi se, sipas vlerësimit të tij, Vetëvendosje ka llogaritur se opozita nuk do të kishte fuqi të kundërshtonte dhe do të mbështeste çdo kandidat të propozuar për President. “Sipas tyre, opozita është e dërmuar nga rezultati i zgjedhjeve dhe nuk reziston aspak, prandaj këdo që e propozojnë do ta votojnë, përfshirë edhe Glauk Konjufca, por nuk ka dalë ashtu”, u shpreh deputeti i PDK-së. — Dragash Info