Qendrore

Ushtria serbe stërvitet pranë kufirit me Kosovën, kërkohet reagim institucional

18.03.2026. 2 min čitanja

Ushtria serbe stërvitet pranë kufirit me Kosovën, kërkohet reagim institucional Kryetari i Komunës së Gjilan, Alban Hyseni, ka reaguar lidhur me stërvitjet ushtarake që po zhvillohen nga Ushtria e Serbisë pranë kufirit me Kosovë. Përmes një reagimi publik, Hyseni i ka cilësuar këto aktivitete si shqetësuese dhe provokuese për qytetarët, duke theksuar se prania e forcave ushtarake dhe mjeteve ajrore pranë zonave të banuara krijon ndjenjë pasigurie dhe tension të panevojshëm. Ai ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për këto zhvillime dhe u ka bërë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të monitorojnë situatën me kujdes dhe të ndërmarrin veprime konkrete për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. “Stërvitjet ushtarake të zhvilluara pranë kufirit me Republikën e Kosovës, në afërsi të komunës tonë, janë shqetësuese dhe provokuese për qytetarët tanë. Prania e forcave ushtarake, mjeteve ajrore dhe aktiviteteve të tilla në zona të banuara krijon ndjenjë pasigurie dhe tensioni të panevojshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve. Si Kryetar i Komunës së Gjilanit, shpreh shqetësimin tim të thellë për këto zhvillime dhe kërkoj nga institucionet përkatëse vendore dhe ndërkombëtare që të monitorojnë situatën me kujdes dhe të ndërmarrin veprime konkrete për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Qytetarët tanë meritojnë qetësi, siguri dhe perspektivë, jo frikë dhe presion. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve tanë dhe të angazhohemi fuqishëm për mbrojtjen e interesit të tyre”, ka shkruar Hyseni. — Dragash Info