Astronomja kosovare Pranvera Hyseni nderohet me çmim prestigjioz në SHBA
Astronomja kosovare Pranvera Hyseni nderohet me çmim prestigjioz në SHBA Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, është shpërblyer me një nga çmimet më prestigjioze në fushën e astronomisë planetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është fituese e çmimit “Stephen E. Dwornik” në Astronomi Planetare, i ndarë nga Geological Society of America për prezantimin më të mirë shkencor në nivel doktorature. Ky vlerësim i rëndësishëm u dha në kuadër të Lunar and Planetary Science Conference, e mbajtur në Texas, ku morën pjesë mbi 2000 studiues nga e gjithë bota. Në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare, prezantimi i Hysenit u veçua për cilësinë e lartë shkencore, qartësinë dhe kontributin e veçantë në fushën e astronomisë planetare. Ky sukses përbën një arritje të rëndësishme jo vetëm për të, por edhe për Kosova, duke dëshmuar potencialin dhe përkushtimin e studiuesve të rinj në arenën ndërkombëtare. — Dragash Info