Kuvendi i Komunës së Dragashit thërret mbledhjen e radhës për 31 mars
Kuvendi i Komunës së Dragashit thërret mbledhjen e radhës për 31 mars
Kryesuesi I Kuvendit të Komunës së Dragashit ka caktuar mbajtjen e mbledhjes së III-të të rregullt për vitin 2026. Sipas njoftimit zyrtar, mbledhja do të mbahet më 31 mars 2026, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës. Në rendin e ditës janë paraparë disa pika me rëndësi për funksionimin e komunës dhe trajtimin e çështjeve aktuale, ndër to: Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar Miratimi i Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2026 Shqyrtimi dhe miratimi i raporteve të komisioneve për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe ato në infrastrukturë publike Shqyrtimi i dëmeve në ekonomitë familjare Miratimi i raportit të punës së Ekzekutivit për vitin 2025 dhe Planit të Punës për vitin 2026 Të ndryshme Autoritetet komunale bëjnë të ditur se materiali për pikat e rendit të ditës është shpërndarë paraprakisht, ndërsa mbledhja pritet të trajtojë çështje me interes për qytetarët e komunës. — Dragash Info