Lokale

Nxënëset e SHFMU “Fetah Sylejmani” shkëlqejnë në Spelling Bee, Meleke Kajbe siguron finalen në Prishtinë

17.03.2026. 2 min čitanja

Nxënëset e SHFMU “Fetah Sylejmani” shkëlqejnë në Spelling Bee, Meleke Kajbe siguron finalen në Prishtinë Në garën e Gjuhës Angleze Spelling Bee për nivelet 3 dhe 4, të organizuar nga Hamilton House dhe të mbajtur në Dragash në bashkëpunim me DKA, nxënësit e SHFMU “Fetah Sylejmani” kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme. Suksesin më të madh e ka shënuar nxënësja Meleke Kajbe, e cila ka zënë vendin e parë në nivelin 4, duke siguruar kështu kualifikimin për fazën finale të garës, e cila do të mbahet javën e ardhshme në Prishtinë. Ky rezultat i shkëlqyer vjen si dëshmi e përkushtimit, punës së palodhshme dhe talentit të nxënësve, si dhe e mbështetjes së vazhdueshme nga stafi shkollor. Një falënderim i veçantë i drejtohet mësimdhënësit Shkëlqim Hulaj për angazhimin dhe përkushtimin e tij në përgatitjen profesionale të nxënësve për këtë garë. Urime për këtë arritje dhe suksese të mëtejshme në finale! — Dragash Info