Qendrore

Gjykata konfirmon aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit dhe të tjerëve

17.03.2026. 1 min čitanja

Gjykata konfirmon aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit dhe të tjerëve Gjykata Themelore në Prishtinë ka rrëzuar ankesat dhe ka lënë në fuqi aktakuzën ndaj ish-ministres dhe deputetes aktuale, Rozeta Hajdari. Lajmi është bërë i ditur nga portali Paparaci, i cili ka publikuar edhe vendimin e gjykatës. Sipas këtij vendimi, përveç Hajdarit, aktakuza është konfirmuar edhe ndaj Ridvan Muharremit, Hafiz Garës dhe Irfan Lipovicës. Rasti lidhet me dyshimet për keqpërdorime në rezervat shtetërore, ndërsa procesi pritet të vazhdojë në fazat e mëtejshme gjyqësore. — Dragash Info