Kontrolle të shtuara në trafik – 761 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë gjatë marsit
Kontrolle të shtuara në trafik – 761 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë gjatë marsit Policia e Kosovës ka intensifikuar aktivitetet në kuadër të planit ndërkombëtar ROADPOL 2026, duke rritur prezencën dhe kontrollet në të gjitha rrugët e vendit me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë periudhës 9–15 mars 2026, njësitë e trafikut kanë realizuar gjithsej 1,273 pika kontrolli, ku janë ndalur dhe kontrolluar 7,051 automjete. Fokusi kryesor i këtij aksioni ka qenë përdorimi i rripit të sigurisë. Si rezultat, ndaj shoferëve dhe pasagjerëve që nuk e kanë përdorur rripin janë shqiptuar 761 gjoba. Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të përdorin rripin e sigurisë, pasi ai mbetet një nga masat më efektive për shpëtimin e jetës në rast aksidenti. — Dragash Info