Shënohet Dita Botërore e Numrit Pi në SHFMU “Shaban Shabani” në Llopushnik
Shënohet Dita Botërore e Numrit Pi në SHFMU “Shaban Shabani” në Llopushnik Me rastin e 14 Marsit – Ditës Botërore të Numrit Pi (π), në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Shaban Shabani” në Llopushnik u organizua një aktivitet edukativ dhe kreativ me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollës. Aktiviteti nisi me prezantime dhe punime të ndryshme të përgatitura nga nxënësit, përmes të cilave u prezantua rëndësia dhe përdorimi i numrit Pi në matematikë dhe në jetën e përditshme. Këto aktivitete u zhvilluan nën udhëheqjen e arsimtarëve të matematikës, Leutrim Qengaj dhe Blerta Geci. Në vazhdim të programit u mbajt edhe një kuiz matematikor, ku nxënësit patën mundësinë të tregojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në një atmosferë garuese dhe motivuese. Pas përfundimit të garës, tre vendet e para u shpërblyen me mirënjohje për suksesin dhe angazhimin e treguar. Ky aktivitet kishte për qëllim të nxisë interesimin e nxënësve për matematikën, të zhvillojë mendimin logjik dhe të promovojë aktivitete edukative brenda shkollës. — Dragash Info