Botë

Mjekë nga Kosova në doktoraturë në Slloveni, priten në Ambasadën e Kosovës

16.03.2026. 2 min čitanja

Mjekë nga Kosova në doktoraturë në Slloveni, priten në Ambasadën e Kosovës Javën e kaluar, Ambasada e Kosovës në Slloveni ka mirëpritur tre mjekë të rinj nga Kosova, të cilët aktualisht po ndjekin studimet e doktoraturës (PhD) në fushën e mjekësisë në Slloveni. Në këtë vizitë morën pjesë dr. Fisnik Dukolli, dr. Endrit Piraj dhe dr. Burim Bajraktari, të cilët janë specializantë në Kosovë dhe njëkohësisht po vazhdojnë studimet e avancuara shkencore në këtë shtet. Nga Ambasada e Kosovës në Slloveni u shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe kontributin e tyre në shërbim të pacientëve në Kosovë, si dhe për angazhimin e tyre në zhvillimin profesional në fushën e mjekësisë. “Jemi të sigurt se në një të ardhme të afërt do të jemi dëshmitarë të kontributit të tyre në ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë në fushën e shëndetësisë, shkencës dhe arsimit të lartë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. Ky bashkëpunim pritet të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve dhe për avancimin e sektorit shëndetësor dhe akademik. — Dragash Info