Botë

Kosova përfaqësohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin FFT nga Zotëria i Parë, Prindon Sadriu

15.03.2026. 2 min čitanja

Kosova përfaqësohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin FFT nga Zotëria i Parë, Prindon Sadriu Zotëria i Parë i Republikës së Kosovës, z. Prindon Sadriu, ftohet nga Zonja e Parë e SHBA, znj. Melania Trump, për të marrë pjesë në takimin inaugurues të Koalicionit Botëror të nismës Fostering the Future Together (FFT), që do të mbahet më 24 dhe 25 mars në Shtëpia e Bardhë dhe në Departamentin Amerikan të Shtetit. Ky samit përbën një mundësi të jashtëzakonshme për Kosovën që të integrojë nxënësit dhe fëmijët e saj në projektet, programet dhe inovacionet më të fundit të kompanive amerikane të teknologjisë, përfshirë platforma digjitale, inteligjencë artificiale dhe mjete edukative që mbështesin zhvillimin, kreativitetin dhe sigurinë online të të rinjve. Me iniciativën e Presidentes së Vjosa Osmani-Sadriu, Kosova iu bashkua kësaj nisme ndër shtetet e para në botë, duke dëshmuar përkushtimin për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve në epokën digjitale. Pjesëmarrja e Kosovës në Koalicionin FFT nënvizon përpjekjet e vendit për të ofruar mundësi inovative dhe sigurie për brezin e ri, duke e bërë Kosovën pjesë të dialogut global për edukimin dhe teknologjinë e ardhshme. — Dragash Info