Sport

Boksieri nga Bellobradi i Opojës, Denis Baxhaku, do të ndeshet në Vjenë më 30 maj

15.03.2026. 1 min čitanja

Boksieri nga Bellobradi i Opojës, Denis Baxhaku, do të ndeshet në Vjenë më 30 maj Boksieri shqiptar Denis Baxhaku, me prejardhje nga fshati Bellobrad i Opojës (komuna e Dragash), do të ngjitet në ring në një event të madh boksi që do të mbahet më 30 maj 2026 në Austria Center Vienna në Vienna. Eventi organizohet nga promotori Lewis Boxing Promotions në kuadër të spektaklit “Boxing in the Ballroom”, ku Baxhaku, i njohur me nofkën “The Warrior”, pritet të përfaqësojë me krenari shqiptarët dhe vendlindjen e tij. Ky event pritet të mbledhë shumë tifozë të sportit të boksit në Austri, ndërsa prania e një sportisti nga Opoja në një skenë ndërkombëtare është një lajm i mirë dhe motivues për të rinjtë e kësaj ane. — Dragash Info