Sport

“Makazze” shkruan historinë në e-sports

14.03.2026. 1 min čitanja

“Makazze” shkruan historinë në esports Lojtari shqiptar i njohur me nofkën “Makazze” ka shkruar histori në skenën ndërkombëtare të esports, duke u bërë shqiptari i parë që kualifikohet në finalen e madhe të ESL Pro League. 17-vjeçari ishte vendimtar në ndeshjen gjysmëfinale, ku me paraqitjen e tij të jashtëzakonshme ndihmoi ekipin të sigurojë një vend në finalen e këtij turneu prestigjioz në lojën Counter‑Strike 2. Performanca e tij ka tërhequr vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar të esports, ndërsa shumë tifozë shqiptarë po e shohin këtë arritje si një moment historik për përfaqësimin shqiptar në garat më të mëdha të gamingut profesional. Kualifikimi në finalen e ESL Pro League konsiderohet një sukses i madh, duke pasur parasysh konkurrencën e fortë nga ekipet më të mira në botë. — Dragash Info